Në një liqen gjendet një sirenë mashkull

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 12:54
Në një liqen gjendet një sirenë mashkull

Në një video e cila është bërë shumë e shikueshme në internet, shihet momenti kur disa njerëz, të veshur me kostume mbrojtëse, duke nxjerrë nga liqeni një krijesë që duket si sirenë deti, por të gjinisë mashkullore. I bërë në Poloni, ky videoincizim i shkurtër, që zgjat në fakt vetëm dy minuta, fillon me momentin kur njerëzit rrethojnë krijesën enigmatike. Kur ata e ngrehin atë lart, bishti si i peshkut duket mjaft mirë.

Nëse shikohet nga afër, shihet shumë qartazi edhe mjekra e gjatë e "sirenës mashkull", e cila i bie mbi gjoks. Më pas, njerëzit e veshur me kostume, të cilat përndryshe përdoren në rast kur ekziston rreziku nga ndonjë ndotje, apo infektim, e marrin "sirenën mashkull", duke e dërguar në një drejtim të panjohur. Prej atij momenti më nuk dihet asgjë për të. Ajo që dihet është se incizimi nuk është i rremë, e as nuk është pjesë e xhirimit të ndonjë filmi.

(Kosova Sot Online)