"Zonja e kafenjtë", fotografia më e mirë e një fantazme

  • E.K /
  • 03 August 2020 - 13:22

Ekspertët që merren me këtë fushë, thonë se "Zonja e kafenjtë" është fotografia më e mirë e një fantazme, që është bërë ndonjëherë. Mendohet se kjo është fantazma e zonjës Dorothy Townshend, gruas së Charles Townshend nga Norfolku i Anglisë, që kishte jetuar në fillim të viteve 1700. Thuhej se Dorothy, para se të martohej me Charles-in, ishte dashnorja e lordit Wharton. Charles kishte dyshuar në besnikërinë e Dorothy-t.

Edhe pse, sipas të të dhënave zyrtare, ajo vdiq dhe u dogj në vitin 1726, kishte të tillë që thoshin se funerali ishte mashtrim dhe se Charles e kishte mbyllur gruan e tij në një skutë të shtëpisë, derisa ajo kishte vdekur disa vjet më pas. Thuhet se fantazma e Dorothy-t paraqitet më së shpeshti në shkallë, por edhe në disa pjesë të tjera të shtëpisë. Fantazmën e saj, midis të tjerëve, e kishte parë edhe mbreti George IV, në fillim të viteve 1800. Por, kohëve të fundit ajo shihet më rrallë.

(Kosova Sot Online)