Fotot më bindëse të fantazmave, që janë bërë ndonjëherë

  • A.P /
  • 05 August 2020 - 15:17
Fotot më bindëse të fantazmave, që janë bërë ndonjëherë

Dora e frikshme në zyrë

Në fillim të shekullit XX ishte bërë kjo foto në tavolinën e shkrimit të mbretëreshës Anne. Asgjë nuk dukej e jashtëzakonshme në atë zyrë derisa u zhvillua fotografia. Me atë rast aty u pa një dorë e bardhë, e tejdukshme, që rrinte mbi tavolinë. Fotografia është bërë në atë mënyrë që, po të kishte qenë ndonjë njeri, "i zoti i dorës", ai do të dukej gjithsesi, por aty shihet vetëm dora. Për fat të keq, për shkak të vjetërsisë së madhe të kësaj fotografie, nuk ka shumë informata që do të mund ta shpjegonin këtë gjë. Fluturon me fantazmën Gjatë një udhëtimi të bërë në vitin 1987 në Angli, një grup miqsh argëtoheshin edhe duke bërë fotografi. Një grua me emrin zonja Sayer ishte inkurajuar që të ulej brenda një helikopteri, që të pozonte për një foto. Pasi që ishte zhvilluar fotografia, u bë e qartë se Sayer nuk ishte e vetme në atë helikopter.

Një njeri i veshur me rroba të bardha mund të shihet qartazi duke qëndruar ulur afër saj. Të gjithë anëtarët e grupit thanë më pas me bindje të plotë se askush nuk ishte ulur aty, por Sayerit iu kujtua se, kur hipi në helikopter, ndjeu një të ftohtë të madh edhe pse jashtë bënte nxehtë. Fantazmë apo engjëll? Në vitin 1988, një grua 58-vjeçare me emrin Rose Benvenutowas ishte përfshirë në një aksident trafiku në Nju-Jork. Aksidenti ishte aq i rëndë, saqë kushdo që dëgjonte për të çuditej se si zonja në fjalë kishte mbijetuar. Një fotografe policore me emrin Sharon Boo kishte dalë në skenë për t'i bërë fotot e ndeshjes, respektivisht të dëmtimeve. Ajo bëri fotografi nga të gjitha këndet, por kur fotografitë u zhvilluan, njëra nga to dallohej nga të tjerat. Derisa janë të shumtë ata që besojnë se bëhet fjalë për një fantazmë, të tjerët, duke përfshirë edhe gruan e cila ishte përfshirë në aksident, mendojnë se në foto shihet engjëll roje.

Mos më prek! Njëra nga fotot më të çuditshme së voni erdhi nga Filipinet. Nuk dihet shumë për këtë foto, por faktit se është shumë e frikshme. Thuhet se dy vajzat ishin duke shëtitur rrugës, kur kërkuan nga një i huaj që t'i fotografonte. Pasi që shikuan fotografinë, doli se vajzat nuk ishin vetëm. Në fotografi shihet një figurë e tejdukshme e cila ngjitet për dorën e njërës prej vajzave. Kjo pa dyshim se është njëra ndër fotot më të bukura të fantazmave. Por, nuk dihet asgjë për origjinën e fotografisë dhe, as që janë bërë ndonjëherë testimet për ta dëshmuar vërtetësinë e saj.

(Kosova Sot Online)