Fotografohet një ortek në Planetin Mars

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 11:54
Fotografohet një ortek në Planetin Mars

Marsi edhe një herë e ka marrë gjithë vëmendjen e botës pas publikimit të një fotografie të re, të pabesueshme, në të cilën shihet një ortek në Polin Verior të planetit të kuq. Ortekët dramatikë, si puna e këtij, janë të zakontë në Plantin Mars, veçanërisht në hemisferën veriore gjatë pranverës marsiane.

Mirëpo, për dallim nga ortekët e borës në Tokë, ortekët në Mars janë të përbërë nga akulli i dyoksidit të karbonit, që krijon acar në polet e planetit. Fotografia në fjalë është nxjerrë duke iu falënderuar kamerave të vendosura në 'Mars Reconnaissance Orbiter', që monitoron këtë hapësirë me qëllim të mësimit të frekuencës dhe kohës së ortekëve në Mars.

(Kosova Sot Online)