Supervullkanet kanë pasur ndikim në zhdukjen e dinozaurëve

  • E.K /
  • 06 August 2020 - 12:43
Supervullkanet kanë pasur ndikim në zhdukjen e dinozaurëve

Z hdukja e dinozaurëve vazhdon të jetë njëri nga misteret më të debatuar në shkencë - a ka mundësi që këto krijesa të jenë zhdukur si pasojë e ndikimit të një asteroidi, që e kishte goditur tokën, apo si pasojë e vullkaneve të vazhdueshme? Siç duket, përgjigjja është që dinozaurët janë zhdukur si pasojë e një kombinimi të këtyre dy faktorëve.

Shkencëtarët, të cilët janë duke e hulumtuar një regjion të supervullkaneve në Indi, kanë bërë të ditur se kanë gjetur prova se aktiviteti vullkanik në këtë hapësirë ishte dyfishuar pak kohë pas ardhjes së asteroidit, që besohet të jetë përgjegjës për zhdukjen e dinozaurëve, duke lënë të kuptohet që vullkanet kanë pasur ndikim të madh në zhdukjen e krijesave antike.

(Kosova Sot Online)