Shkencëtarët: Toka mund të goditet nga një megacunami

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 10:53
Shkencëtarët: Toka mund të goditet nga një megacunami

Shkencëtarët, të cilët janë duke punuar në Afrikën Perëndimore, pretendojnë të kenë gjetur evidenca në lidhje me goditjen e tokës nga një megacunami, shumë më i madh nga ata që i kemi parë në historinë moderne.

Ngjarja besohet të ketë ndodhur para rreth 73.000 vitesh kur shpërthimi i papritur i një mase vullkanike kishte krijuar një valë 250 metra të lartë, që më pas kishte gllabëruar rreth 50 kilometra të ishullit të afërt. Megjithatë, ndonëse kjo gjë ka ndodhur para shumë vitesh, shkencëtarët nuk e kanë përjashtuar mundësinë që toka të goditet nga një tjetër cunami me përmasa të ngjashme.

(Kosova Sot Online)