Shoferi i kamionit fotografoi një fantazmë në tunel

  • E.K /
  • 07 August 2020 - 10:57
Shoferi i kamionit fotografoi një fantazmë në tunel

Një fotografi, që është bërë dhe publikuar nga një vozitës kamioni, i cili pretendon ta ketë fotografuar një figurë të errët, që futet në një tunel, ka filluar ta bëjë xhiron e saj në internet. Vozitësi i kamionit, Stephen Smyth dhe kolegu i tij, George Furst, kishin arritur që ta nxirrnin këtë fotografi teksa kanë qenë duke vozitur nëpër një tunel në Kork të Irlandës.

"Nuk mund t'iu besoja syve", ka thënë Furst."Dukej si një plak, që veshur kishte një pallto të zezë. Në fakt, ka shumë gjasë që ne të kemi vozitur nëpërmjet tij, pak kohë pasi që e kemi nxjerrë fotografinë", ka shtuar ai. Ndonëse shoferi i kamionit dhe kolegu i tij janë të bindur që kanë parë diçka mbinatyrore, shumë kritikë kanë thënë që, me shumë gjasë, ajo që e kanë para ata ka qenë thjesht një reflektim në xhamin e kamionit.

(Kosova Sot Online)