Më shumë se 6,000 njerëz jetojnë në një varrezë

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 13:33
Më shumë se 6,000 njerëz jetojnë në një varrezë

Varrezat, sipas definicionit të tyre, janë vend ku prehen të vdekurit. Por, një varrezë e madhe në kryeqytetin filipinas, Manila, në vete ka më shumë se 6000 banorë të gjallë. Bëhet fjalë për varrezën veriore, më të vjetrën dhe më të madhen në këtë qytet, me një sipërfaqe prej rreth 22 hektarësh. Kjo hapësirë e madhe ua mundëson më të varfërve që të jetojnë të pashqetësuar.

Se sa kjo varrezë është shndërruar në një qytezë, flet edhe fakti se ka rrjet kompleks të rrugëve dhe shesheve, si dhe linja të drejta me dhjetëra mijëra mauzole dhe varre. Ka tani edhe fusha të basketbollit, dyqane të ushqimeve të shpejta, ku blerës përpos banorëve të varrezës, janë edhe ata që i vizitojnë varret e më të dashurve të tyre. Ka edhe restorante, kafene, bile edhe internet-kafe. E, të themi edhe se nuk flitet këtu për një varrezë të vjetër, por për një varrezë ku mesatarisht çdo ditë varrosen rreth 80 të vdekur. 

(Kosova Sot Online)