Pensionistja fotografon një djalë-fantazmë

  • E.K /
  • 09 August 2020 - 14:02
Pensionistja fotografon një djalë-fantazmë

Gjyshja Elaine Stewart beson se fotografinë, të cilën e bëri në një mal në Uest Midland të Britanisë, paraqet fantazmën, shpirtin e një fëmije të vogël, me rroba demode nga shekulli XIX. Elaine zbuloi se, në shekullin XVIII aty ekzistonte një minierë. Gjatë asaj kohe edhe fëmijët punonin në miniera, ku shpesh ndodhnin fatkeqësi tragjike, pa e bërë kush të madhe atë punë.

Për këtë shkak, Elaine beson se fantazma që pa është shpirti i ndonjë djali që punonte dhe kishte vdekur në minierë, apo kishte rënë rastësisht në ndonjërën nga hapjet sipërfaqësore të tuneleve. Elaine, e cila është shumë skeptike rreth fenomeneve paranormale, tani është e bindur se fotografia e saj është dëshmi e jetës pas vdekjes. 

(Kosova Sot Online)