A ka jetë në planetin shkurtabiq Ceres?

  • E.K /
  • 10 August 2020 - 13:17
A ka jetë në planetin shkurtabiq Ceres?

NASA është munduar shumë që t'i kuptojë të gjitha enigmat në lidhje me planetin xhuxh Ceres. Por, pse Ceres është kaq unik? Mund të themi se dritat misterioze të bardha që janë vërejtur në sipërfaqe të Ceresit paraqesin misterin më të diskutuar të tij. E vërteta është se askush nuk ka mundur të gjejë ndonjë shpjegim bindës rreth asaj se çka janë këto drita dhe pse ato nuk janë të pranishme gjetiu.

Pamjet e para me rezolucion të lartë të sipërfaqes së planetit xhuxh arritën në Tokë më 19 janar të këtij viti dhe, që nga ajo kohë, ka pasur një diskutim të gjerë rreth tyre. Në fakt, dritat e Ceresit duken shumë të ngjashme me dritat e qyteteve të Tokës, të shikuara nga gjithësia. A dmth kjo se ka qytete alienësh në Ceres? Mirëpo, nuk duhet harruar faktin se iluzionet optike mund të luajnë me mendjen tonë, duke na bërë që të shohim atë që nuk ekziston në të vërtetë.

(Kosova Sot Online)