NASA pritet të tregojë "diçka të madhe" rreth Plutonit

  • E.K /
  • 11 August 2020 - 09:36
NASA pritet të tregojë

Njëri nga shkencëtarët kryesorë të NASA-s ka deklaruar për mediat se NASA do ta bëjë një deklaratë tjetër, "të madhe", rreth planetit xhuxh, Pluton. A thua çka ka zbuluar NASA kësaj here? Viti 2015 ka qenë vit i zbulimeve të mëdha: ujit në Mars, një planeti si Toka, i cili mund të ketë jetë dhe tani na pret një deklaratë misterioze rreth Plutonit. Sipas "Guardian"-it, shkencëtari i lartë planetar, Dr. Alan Stern, derisa ishte duke shikuar pamjet e Plutonit dhe satelitit më të madh natyror të tij, Çaron, kishte deklaruar:

"Kjo botë është e gjallë". Dr. Stern thotë se NASA do të publikojë disa fotografi të tjera të këtij planeti këtë të premte, gjë që do të ndryshojë çdo gjë që dimë rreth sistemit diellor. "NASA nuk më lejon që t'iu them atë që ajo vetë do ta thotë disa ditë më pas. Bëhet fjalë për diçka të mrekullueshme", tha ai.

(Kosova Sot Online)