Shkencëtarët: Mbetjet e gjetura të mamuthit do të përdoren për klonim

  • E.K /
  • 13 August 2020 - 12:41
Shkencëtarët: Mbetjet e gjetura të mamuthit do të përdoren për klonim

Shkencëtarët kanë zbuluar mbetjet e një specie të re mamuthësh në ishujt Liakhosvski në Rusinë Lindore. Mbetjet në fjalë janë gjetur nga një grup shkencëtarësh, të cilët janë të përkushtuar që t'i rikthejnë në jetë paraardhësit e elefantëve dhe ky grup tashmë është shumë i entuziazmuar, pasi që besojnë se nëpërmjet nxjerrjes së ADN-së nga këto mbetje ata mund të punojnë në klonimin e këtyre krijesave.

Gjithsesi, deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar, mirëpo nëse shkencëtarët arrijnë ta përdorin këtë ekzemplarë të gjendur për klonimin e mamuthëve, atëherë do të ishte si një lloj rikthimi në kohën, kur këto krijesa kanë qenë shumë të përhapura. 

(Kosova Sot Online)