Vendet më të përshtatshme në botë për të parë UFO

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 15:07
Vendet më të përshtatshme në botë për të parë UFO

Dandi, Uiskonsin

Dandi në Uiskonsin nuk është vetëm një vend i përshtatshëm për të parë UFO, mirëpo edhe për të qëndruar me ta, pasi disa banorë të këtij vendi e quajnë veten jashtëtokësorë. 'Benson's Hideaway' është një restorant lokal, që cilësohet si seli e UFO-ve, gjë kjo që ka ngjallur një interesim të madh në mesin e turistëve. Gjithsesi, e gjithë kjo është bërë pas raportimeve të shumta për shfaqjen e UFO-ve në këtë zonë në të kaluarën, raportime këto që e bëjnë Dandin në Uiskonsin një vend të përshtatshëm për të parë UFO. Liqeni Mineral, Uashington Në vitin 1947 piloti Kenneth Arnold kishte raportuar se kishte parë një seri UFO-sh, të cilët i kishte përshkruar si 'disqe fluturuese' dhe, sipas tij, këto objekte fluturuese, në asnjë mënyrë, nuk kanë mundur të kenë pasur lidhje me ushtrinë amerikane. Arnold-i kishte dhënë disa intervista në lidhje me eksperiencën e tij në afërsi të Liqenit Mineral në Uashington, prej kur edhe kishte filluar të përdorej më tepër termi 'disqe fluturuese'. Dy javë pas eksperiencës së tij, shfaqjet e UFO-ve në atë zonë ishin intensifikuar, për të vazhduar edhe sot e kësaj dite.

Bonibrixh, Skoci

Mijëra raportime për UFO-t kanë ardhur nga ky fshat i vogël në Skoci gjatë disa vjetëve të fundit. Në fakt, fshati ka më pak se 700 banorë, ndërsa vetëm gjatë vitit të kaluar është raportuar për më shumë se 300 raste të shfaqjes së UFO-ve në qiellin e fshatit, andaj mund të thuhet që secili prej banorëve, të paktën një herë, ka përjetuar një eksperiencë të tillë. Disa madje thonë që fshati Bonibrixh në Skoci është vendi i preferuar i UFO-ve, andaj, nëse e vizitoni me qëllim të një eksperience të tillë, me shumë gjasë nuk do të zhgënjeheni.

San-Klemente, Kili

Në San-Klemente të Kilit, në vitin 2008 ishte hapur një rrugë 30 kilometra e gjatë, që quhet 'Shtegu i UFO-ve'. Banorët lokalë thonë që ky është vendi i preferuar për ndjekësit e jashtëtokësorëve dhe entuziastët e UFO-ve, që dëshirojnë ta monitorojnë qiellin, ndërsa, arsyeja kryesore e aktivitetit të lartë të UFO-ve në këtë hapësirë besohet të jetë fakti që zona është krijuar nga 200 blloqe vullkanike, të prera në mënyrë të përkryer. Më shumë se gjysma e banorëve të këtij fshati kanë thënë që të paktën një herë në jetën e tyre e kanë parë një disk fluturues.  

(Kosova Sot Online)