49-vjeçarja beson se dëgjimi i zërit të nënës së saj të vdekur ia shpëtoi jetën

  • A.P /
  • 15 October 2020 - 15:16
49-vjeçarja beson se dëgjimi i zërit të nënës së saj të vdekur ia shpëtoi jetën

Një grup grash rrinë ulur pranë një tavoline, duke pirë kafe dhe duke zhvilluar një bisedë të gjallë. Njëra prej tyre është mjeke, tjetra avokate. Një e tretë, Jane Clark, 49, është shërbyese civile. Nëse e keni vështirë ta gjeni se çka mund të bisedojnë midis veti këto gra të profesioneve të ndryshme, ju tregojmë ne. Ato diskutojnë se cila është mënyra më e mirë për të kontaktuar personat e vdekur dhe debatojnë dëshmitë shkencore rreth ekzistimit të parajsës. 'Nuk është se jemi në ndonjë karavan të moçëm ciganësh dhe nuk shikojmë në top të kristaltë', thotë Jane.

'Që të gjitha ne jemi gra profesionale dhe të edukuara. Nga natyra jam tip që analizoj gjithçka para se ta pranoj. Kam të menduar logjik. Por, po ashtu besoj se shpirti i njeriut mund të jetojë edhe pas vdekjes'. Prej fillimit të historisë, njerëzit kanë qenë të fascinuar nga ideja e jetës pas vdekjes. Ka prej tyre që nuk pranojnë ekzistimin e jetës pas vdekjes, derisa të tjerët janë të bindur për këtë. "As sot e kësaj dite nuk mund ta shpjegoj atë zë" Jane tregon pse beson në jetën pas vdekjes: "Njëzet vjet më parë, isha në veturën time. Gjendesha prapa një kamioni në një udhëkryq. Kamioni kishte dhënë shenjë se do të kthehej në të majtë. Edhe unë doja të kthehesha në atë drejtim, derisa dëgjova një zë i cili më tha që të kthehesha në të djathtë dhe ta ndërroja korsinë. Edhe pse kishte vdekur disa vite më parë, zëri që më foli ishte zëri i nënës sime dhe unë menjëherë iu binda. Sikur të isha kthyer në të majtë, atëherë ju nuk do të ishit duke lexuar këta rreshta, meqë do të përfshihesha në një aksident ku vdiqën tre njerëz. 


(Kosova Sot Online)