Një britanike thotë se ka një rivale shpirtin e një të vdekure

  • A.P /
  • 16 tetor 2020 - 15:05
Një britanike thotë se ka një rivale shpirtin e një të vdekure

Gemma Thompson thotë se është pajtuar me faktin se të jetosh me të dashurin e saj nënkupton që të jetosh edhe me fantazmën që e ndjek atë. Ajo që mundohet të thotë Gemma është se rivalja e saj, sa i përket të dashurit, është shpirti i një femre, i cili e ka sulmuar atë kur kishte shkuar për të jetuar me të dashurin. Kur Gemma Thompson, 28 vjeçe, nga Basildon, Eseks, kishte filluar që të jetonte me të dashurin e saj, Jay, 25 vjeç, në qershor të vitit 2012, ajo ishte shumë e lumtur. Por, shumë shpejt kishte parë se diçka nuk ishte në rregull. Një "shtrigë e vjetër" e veshur me rroba viktoriane e ndiqte atë kudo që shkonte nëpër shtëpi dhe një ekspert i fantazmave i tha asaj se kjo "shtrigë", në fakt ishte shpirti i një femre të vdekur, i cili shpirt po ashtu ishte i dashuruar në të dashurin e Gemma-s. Fillimi Gemma u takua me të dashurin e saj në një kafene në fillim të vitit 2012 dhe menjëherë ranë në dashuri, duke filluar edhe që të bashkëjetonin.

 

 

Por, shumë shpejt Gemma pa se i dashuri i saj kishte sjellë diçka jo të rëndomtë me vete. Ajo thotë se, qysh si fëmijë, gjithmonë ka qenë në gjendje që të shohë shpirtrat, por kur kishte parë një grua në krye të shkallëve të saj, kishte mbetur e habitur. Ajo tregon se, kur i ishte afruar asaj gruaje fantazmë, ajo e kishte shikuar vëngër dhe i ishte kërcënuar me një zë si të qenit. Gemma nuk kishte dashur ta frikësonte Jay-n, prandaj njëherë e kishte pyetur a besonte në fantazma. Kur ai e kishte pyetur "pse", ajo i kishte thënë se sapo kishte parë një shtrigë plakë në krye të shkallëve. Gemma ishte frikësuar se i dashuri do ta konsideronte për të çmendur, por në vend të kësaj, edhe ai tha se kishte dëgjuar zëra të çuditshëm derisa Gemma nuk gjendej në shtëpi. Eksperti i çështjes Çifti ftuan një ekspert të shpirtrave, i cili iu tregoi se fantazma që e kishte parë Gemma, kishte ardhur aty bashkë me Jay-n. Me gjasë ajo ishte dashuruar në Jay=n derisa ai ishte më i ri dhe i palumtur. Duket se gruaja fantazmë shpërndan energji negative. Në një rast, kur Gemma dhe Jay patën një grindje, gruaja fantazmë ishte paraqitur përkrah Jayt, duke ia ngulur sytë Gemma-s. Gemma dhe Jay tani kanë një djalë, CameronLi, dhe duket se gruaja fantazmë është pajtuar me këtë fakt. Gemma tregon se në një rast, kur i kishte vizituar kunata, motra e Jay-s, ajo i kishte thënë se, kur kishte shkuar për ta shikuar beben, kishte parë një plakë të veshur me fustan të zi, që e shikonte fëmijën dhe buzëqeshte.

 

Gemma thotë se kurrë më parë nuk e kishte parë gruan fantazmë, duke buzëqeshur, kështu që ajo, me gjasë, e konsideron beben pjesë të Jay-t, prandaj edhe nuk ka problem me të. 6 Por, as Gemma, e as Jay nuk e kanë idenë se kush është ajo grua fantazmë. "E luta një piktor, shokun tim, që ta vizatonte gruan fantazmë, ashtu si ia përshkrova unë, me shpresë se ndokush nga familja e Jay-t do ta njihte, por më kot. Gemma për këtë shkak është pajtuar me jetën me këtë grua fantazmë. 


(Kosova Sot Online)