Testet bërthamore franceze kontaminuan 110 mijë banorë në Paqësor

  • G.G /
  • 11 March 2021 - 10:55
Testet bërthamore franceze kontaminuan 110 mijë banorë në Paqësor

Franca fshehu ndikimin e vërtetë të provave të saj bërthamore në Paqësor nga vitet 1960 në 1990, ka thënë një studim.

Studiuesit përdorën dokumente, llogaritje dhe dëshmi të deklasifikuara ushtarake franceze për të rindërtuar ndikimin e një numri testesh.

Ata vlerësuan se rreth 110 mijë njerëz në Polinezinë Franceze ishin prekur nga pasojat radioaktive.

Numri përfaqësonte “pothuajse të gjithë” popullsinë në atë kohë, zbuluan studiuesit

Polinezia, një territor francez i përbërë nga qindra ishuj dhe atole duke përfshirë Tahitin, ishte vendi i dhjetëra provave bërthamore gjatë 30 viteve.

Gjatë dy viteve, studiuesit analizuan rreth 2,000 dokumente të lëshuara nga ushtria franceze dhe rikrijuan ndikimin e “më kontaminuesve” të provave bërthamore të Francës të kryera midis 1966 dhe 1974. Zona ishte shtëpia e 110 mijë njerëzve dhe vetëm qyteti kryesor i Tahitit, Papeete, kishte një popullsi prej 80 mijë banorësh.

Sipas hetimit, rrezatimi që rezultoi nga testet franceze ishte midis dy dhe 10 herë më i lartë se vlerësimet e dhëna nga Komisioni i Energjisë Atomike të Francës (CEA) në një raport të vitit 2006.

Kreu i komitetit të kompensimit të viktimave bërthamore të Francës, Alain Chrisnacht, i tha medias franceze se pasojat mbi zonën e Tahiti ishin dokumentuar tashmë dhe një numër i madh i kërkesave për kompensim ishin rënë dakord.

Raporti, megjithatë, tha se vetëm 63 civilë polinezianë kishin marrë kompensim deri më tani.

(Kosova Sot Online)