Shpirtrave nuk u pëlqejnë ndryshimet

  • A.P /
  • 02 April 2021 - 19:33
Shpirtrave nuk u pëlqejnë ndryshimet

Një njeri, i cili preferon që të mbetet anonim, tregon se kishte jetuar me familjen e tij në një shtëpi për gati dhjetë vjet, pa ndodhur asgjë e keqe, deri tri vjet më parë. Dheu mbi të cilin ishte ndërtuar shtëpia e tyre thjesht ishte duke e shkatërruar themelin e shtëpisë, kështu që me disa metoda, ata e kishin ndërtuar sërish atë. Atij i kujtohet se si, një natë, pasi kishin shikuar emisionin me fantazma "Ghost Hunters", sapo kishte rënë në shtrat kishte dëgjua një zë, i cili thoshte "Tojo". Ai kishte menduar se kishte qenë i ati që kishte folur, prandaj ishte kthyer në krahun tjetër.

Por, më pas i njëjtë zë kishte thënë "Toe". Ai ishte munduar që ta injoronte këtë zë, duke e ndezur radion. Por, disa javë më vonë, ai kishte dëgjuar zërin e një femre duke pëshpëritur, pa e marrë vesh se çka kishte thënë. Më pas kishte filluar të shihte edhe hije. Më pas motra e tij kishte filluar të dëgjonte zëra dhe, në një rast, asaj i ishte mbyllur dera me aq forcë, sa që i kishte krijuar mavijosje. Më pas ata panë se sapo përfundoi renovimi i shtëpisë, këto gjëra u ndalën. Një njeri fetar iu kishte thënë se shpirtrave nuk iu pëlqejnë ndryshimet, prandaj edhe ata shqetësohen kur rinovohet shtëpia. 


(Kosova Sot Online)