U zgjidh misteri rreth krijimit të Hënës?

  • A.P /
  • 08 April 2021 - 14:58
U zgjidh misteri rreth krijimit të Hënës?

Ekzistojnë shumë teori rreth krijimit të satelitit të vetëm natyror të Tokës, Hënës. Studimet më të reja shkojnë në favor të teorisë se Hëna u krijua 4.5 miliardë vjet më parë, pasi që Toka u godit nga planeti Theia, me madhësi të Marsit. Sipas kësaj teorie, Hëna u krijua nga mbetjet e asaj ndeshjeje.

Sipas teorisë që është konfirmuar nga matjet më të reja, materiali i cili ishte hedhur në gjithësi, ishte përzier mirë e mirë deri në atë masë sa që nuk mund të dihej më se çka i kishte takuar planetit Tokë, e çka planetit Theia. Një pjesë e atij materiali ra në Tokë, duke u bërë mbështjellës i ri i saj, kurse një pjesë tjetër ishte kondensuar përgjatë miliona viteve, derisa në fund ishte formuar Hëna. 

(Kosova Sot Online)