Astronautët e NASA-s konfirmojnë ekzistimin e UFO-ve

  • A.P /
  • 06 April 2021 - 15:30
Astronautët e NASA-s konfirmojnë ekzistimin e UFO-ve

A ekzistojnë alienët? Ne mund të kemi mendime të ndryshme, por ndoshta njerëzit më kompetentë që të përgjigjen në këtë pyetje janë astronautët. Edwin Aldrin, anëtar i misionit "Apollo 11" kishte shumëçka të thoshte rreth UFO-ve: "Atje kishte diçka, por... çka ishte se?". Më pas, ai vazhdon: "Gjatë misionit 'Apollo 11' rrugës për në Hënë, pashë një dritë nga dritarja, e cila dukej se ishte duke lëvizur bashkë me ne.

Kishte shumë shpjegime rreth asaj se çka mund të ishte ajo dritë, ku njëra nga mundësitë ishte edhe që të bëhej fjalë për fluturaken e ndonjë civilizimi tjetër, apo të ndonjë shteti tjetër, në Tokë. Shpjegimi më i mirë është se ai ishte një objekt i paidentifikuar". Ka edhe astronautë të tjerë që mendojnë të kenë parë UFO. Njëri nga ta është Edgar Mitchell, i cili mori pjesë në misionin "Apollo 14" në vitin 1971. Ja çka thotë ai: "Pas udhëtimit në hapësirë jam tërësisht i bindur se alienët janë duke na shikuar. Nuk e di se sa, ku dhe si e bëjnë këtë, por ata janë duke na përcjellë. Vazhdimisht kam parë anije të tyre".

(Kosova Sot Online)