Shkencëtarët: Universi po 'plaket', gjeneron shumë më pak energji

  • A.P /
  • 09 April 2021 - 14:59
Shkencëtarët: Universi po 'plaket', gjeneron shumë më pak energji

Universi është duke vdekur ngadalë! Kështu të paktën kanë thënë astronomët, të cilët janë duke i studiuar rreth 200.000 galaksi. Në bazë të studimit, që është bërë duke përdorur shtatë teleskopët më të fuqishëm në botë, energjia që gjenerohet nga galaksitë është vetëm sa gjysma e asaj që ishte gjeneruar para 2 miliardë vjetësh dhe çdo ditë e më shumë po venitet.

Edhe më shqetësues është fakti që një gjë e tillë është vërejtur në të gjitha gjatësitë valore, duke filluar nga rrezet ultraviolete deri tek rrezet infrared. "Universi, sikurse edhe njeriu, ka filluar të plaket, dhe energjia e pakësuar është një nga shenjat e plakjes së universit", ka thënë Simon Driver, njëri nga anëtarët e këtij studimi. 

(Kosova Sot Online)