Oficeri amerikan thotë se afër Shtëpisë së Bardhë aterojnë UFO

  • A.P /
  • 14 April 2021 - 07:38
Oficeri amerikan thotë se afër Shtëpisë së Bardhë aterojnë UFO

Will Allen, një fotograf profesionist dhe ishp-inxhinier i Forcave ajrore të SHBA-së, thotë se ka bërë fotografi të UFO-ve të jashtëtokësorëve duke aterruar në një bazë jashtëtokësorësh nën apo afër Shtëpisë së Bardhë, afër lumit Potomak. Ai deklaroi se më 20 korrik të vitit 2010, në orën 3:18:07 të natës, në Uashington DC, rreth një milje në juglindje të Shtëpisë së Bardhë, kishte vërejtur lëvizjen e ngadalshme të një anijeje të madhe kozmike të jashtëtokësorëve.

Më pas UFO-ja kishte lëshuar një rreze drite, e cila kishte rënë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë. Allen, i cili ishte rritur në bazat ushtarake amerikane dhe thotë se, kur kishte vetëm 5 vjet, atë e kishin vizituar katër deri pesë jashtëtokësorë të hirtë, me rroba të argjendta astronautësh, të cilët ia kishin implantuar një pajisje. Me anë të kësaj pajisjeje ai merr informata se ku do të aterrojnë UFO-t dhe shkon e i fotografon ato.

(Kosova Sot Online)