A ishin fantazmat ato që e rrëzuan kështjellën?

  • A.P /
  • 22 April 2021 - 14:58
A ishin fantazmat ato që e rrëzuan kështjellën?

Shembja misterioze e njërës ndër kështjellat "më të pushtuara" në Britani ka ndodhur pikërisht për shkakun e zemërimit të shpirtrave, të cilët e kishin kundërshtuar ndërtimin e saj për t'u shndërruar më pas në banesa banimi, besojnë ekspertët e ngjarjeve paranormale. Kështjella "Birkwood", në Lesmahagou, Lanarkshajër, dikur ishte përdorur si spital psikiatrik dhe konsiderohej si qark i aktiviteteve paranormale dhe ishte një nga vendet më të pushtuara në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërtesat gjysmë të rrënuara me një hapësirë prej 86 hektarë, e cila daton që nga viti 1860, së fundmi ishte rinovuar si pjesë e një projekti multimilionësh, në mënyrë që të konvertohej në butikë, hotele dhe shtëpi luksoze. Por, planet ishin treguar të jenë të rrezikshme pasi që ndërtesa është rrëzuar, me një forcë aq të madhe saqë fqinjët dëshmitarë pohojnë se kishin dëgjuar një eksplodim. Ekspertët lokalë të aktiviteteve paranormale kanë sugjeruar se rrëzimi i pjesshëm i ndërtesës gotike ndërlidhet me aktivitetin e "fantazmave". Tom Robertson beson se fantazmat mund ta kenë shtyrë rrëzimin e murit, pasi që ata ishin dëbuar nga shtëpia e tyre. Më pas ai thotë: Mund të kenë qenë fantazmat ato që i kanë marrë gjërat në duart e tyre me qëllim që ta parandalojnë punën ose janë zemëruar për faktin se nuk janë lënë rehat'. Sipas fjalëve të disa banorëve lokalë, prona është shtëpi e shpirtrave, të cilët ishin trajtuar në spital. Një numër njerëzisht kanë treguar rreth aktiviteteve të mbinatyrshme, përfshirë hijen e tymit të duhanit, si dhe shpirtin e një njeriu të therur me thikë në fyt.

{/539596/}

Po ashtu, ka fjalë se dëgjohen hapa nëpër korridoret e zbrazëta dhe aroma të rënda, drita që fiken dhe ndizen vetvetiu. Në mesin e ngjarjeve paranormale dëgjohet djaloshi i quajtur Michael, i cili besohet se ka rënë nga shkallët dhe ka vdekur, zëri i një vajze të re, e cila herë këndon e herë qan, zë ky që dëgjohet nëpër dhomat e boshatisura. Po ashtu, thuhet se figura e mjekut, i cili kishte pësuar një sulm në zemër,

ishte parë me të madhe, sidomos nëpër dritare. Në vitin 2013, 'Ghosthunters' nga "Glasgow Paranormal Investigations" kanë filmuar një episod të serive të tyre "Haunted Planet TV" dhe thanë se ishte një ndër lokacionet më aktive në të cilin ata kishin filmuar. Si spital kështjella ishte mbyllur në vitin 2002, por se vitin e kaluar ishin bërë me dije planet rreth ndërtimit të saj, që kishte kushtuar rreth 50 milionë stërlina, projekt nga Chris Naylor dhe Jo Lloyd. Ata kishin shpresuar se do ta përfundojnë atë që kishin filluar, përfshirë hotelet dhe apartamentet luksoze. Që nga rrëzimi, politikanët lokalë kanë bërë thirrje për pushimin e punëve dhe për parandalimin e rrëzimit të pjesëve të tjera.

(Kosova Sot Online)