Zbulohet një qytet i madh në Pluton?

  • A.P /
  • 12 May 2021 - 14:51
Zbulohet një qytet i madh në Pluton?

Pas bërjes së historisë nga ana e NASA-s, që, pas një misioni të gjatë, ka arritur të ofrojë fotografi të Plutonit, ku planeti shihet nga një distancë relativisht e afërt, studiuesit dhe ekspertët kanë filluar me pretendime të shumta, sa i përket ekzistencës së jetës së jashtëtokësorëve në këtë planet.

Së fundmi, një debat i tillë është ngjallur pas publikimit të fotografive në të cilat shihen struktura horizontale, që, për shumë njohës, mund të jenë struktura që tregojnë për ekzistencën e një civilizimi atje. Megjithatë, shumë pretendime të tilla janë përgënjeshtruar, duke thënë që strukturat mund të jenë krijuar si pasojë e turbullimit të fotografisë, megjithatë askush nuk ka arritur ta shpjegojë faktin pse në këto objekte, që duhet të jenë shumë të mëdha për t'u parë nga kjo largësi, shihen edhe hijet e tyre.

(Kosova Sot Online)