Tri UFO shihen duke dalë nga toka

  • A.P /
  • 04 June 2021 - 14:56
Tri UFO shihen duke dalë nga toka

Një incident që ka ndodhur së fundmi ka lënë të kuptohet që agjencia hapësinore NASA i ka dhënë fund një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në momentin kur tri objekte të paidentifikuara fluturuese kanë dalë nga atmosfera e Tokës.

Këto pamje interesante janë duke e bërë xhiron në internet, deri sa ka pasur edhe shumë të atillë që këto pamje i kanë konsideruar si evidencë për ekzistencën e jashtëtokësorëve. Dritat në fjalë, që besohet të jenë të tri objekteve fluturuese, dalin nga planeti ynë, disa sekonda para se të ndërpritej transmetimi, gjë për të cilën NASA është arsyetuar duke thënë se ka pasur 'humbje të sinjalit'.

(Kosova Sot Online)