Ja pse alienët duhet t'i lënë të qetë banorët

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 08:07
Ja pse alienët duhet t'i lënë të qetë banorët

Gjykuar sipas këtij artikulli, të botuar në uebsajtin "cryptozoologynews.com", një njeri nga Teksasi ka luftuar me një alien, ku ky i fundit pësoi më keq sesa njeriu. Thuhet se njeriu, në fjalë, bashkë me gruan e tij, me vite të tëra ishin vizituar nga alienët, kështu që, gjatë një tentimi për t'i rrëmbyer, gruaja dhe burri reaguan, ku burri arriti që ta vriste njërin prej alienëve. Njeriu tregon se, me vite të tëra, ai nuk kishte mundur të flinte i qetë.

"Gruaja vazhdimisht ma prishte gjumin, duke mu ankuar se dikush kishte hyrë në shtëpi. Kur na kishin rrëmbyer njëherë, unë i kisha njoftuar autoritetet me këtë ngjarje, por ata nuk na kanë ofruar kurrfarë ndihme". Sido që të jetë, në fotografitë që publikohen në lidhje me këtë rast, shihet një krijesë si alien, me shumë plagë në trup. 


(Kosova Sot Online)