
Lexoni edhe:
Gjesti e arrin edhe një tjetër sukses për vetëm dy javë
Pluhuri hënor rezulton të jetë më pak i dëmshëm për qelizat e mushkërive të njeriut dhe dukshëm më pak toksik sesa ndotja e zakonshme e ajrit në Tokë, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Teknologjisë në Sydney.
Këto gjetje vijnë ndërsa NASA përgatitet të rikthejë njerëzit në Hënë për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh, përmes misioneve Artemis.
Gjesti e arrin edhe një tjetër sukses për vetëm dy javëLexoni edhe:
Studimi, i publikuar në revistën Life Sciences in Space Research, jep të dhëna qetësuese për ndërtimin e një baze të qëndrueshme njerëzore në sipërfaqen hënore.
Studiuesit analizuan efektet e simuluesve të pluhurit hënor në qelizat njerëzore të mushkërive dhe i krahasuan ato me ndikimin e grimcave të ndotjes urbane, të mbledhura nga një rrugë e ngarkuar në Sydney.
Fokusi i kërkimit ishte në grimcat e imta (≤2.5 mikrometra), të cilat mund të depërtojnë thellë në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, duke anashkaluar mbrojtjen natyrore të organizmit. Studiuesit përdorën dy lloje qelizash, ato bronkiale dhe alveolare, për të përfaqësuar rajonet e sipërme dhe të poshtme të mushkërive.
Sipas rezultateve, ndonëse pluhuri hënor mund të veprojë si një irritues i lehtë, ai nuk shkaktoi dëmtime serioze qelizore apo inflamacion të krahasueshëm me ndotjen urbane. Gjatë misioneve Apollo, astronautët përjetuan probleme me frymëmarrjen pasi pluhuri hënor që ngjitej në kostumet e tyre u pezullua brenda anijes hapësinore dhe më pas u thith. Kjo çoi në teshtima, vështirësi në frymëmarrje dhe acarim të syve.
“Megjithëse pluhuri hënor mund të shkaktojë acarim të menjëhershëm në rrugët e frymëmarrjes, ai nuk paraqet rrezik për sëmundje kronike si silikoza, e shkaktuar zakonisht nga grimcat e silicës,” shpjegon Michaela Smith, autore kryesore e studimit dhe kandidate për doktoraturë në Universitetin e Teknologjisë në Sydney.
NASA vazhdon të trajtojë seriozisht rreziqet që vijnë nga ekspozimi ndaj pluhurit hënor. Smith, pas një vizite në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston, përshkroi një ndër risitë teknologjike që po planifikohen: “Tani po projektohen kostume hapësinore që qëndrojnë të bashkangjitura jashtë roverit. Astronauti futet në kostum nga brenda automjetit, pa e sjellë kurrë brenda kabinës, duke shmangur kështu ndotjen nga pluhuri.”
(Kosova Sot Online)