A je mendjelehët

  • 14 April 2019 - 20:12
A je mendjelehët

Zakonisht nuk është mirë të jesh mendjelehtë, të ngutesh, por as të hezitosh shumë nuk preferohet. Më së miri është të jesh diku në mes. Bëje testin dhe zbulo se ku qëndron PYETJET Përgjigjuni shpejt, duke kompletuar fjalitë

1. PËRGATITU, GATI.

.. a) ...nisu! b) ...tash! c) ...kërce nga dritarja!

2. KAPE NJËHERË PESHKUN, E MË PAS...

a) ... haje! b) ... veje tiganin në zjarr! c) ... qiti kripë!

3. FOLI KOPALLA PA... a) ... vetëdije! b) ... qëllim! c) ... i bërë syri 'vër'!

4. SË PARI KËRCE, E MË PAS THUAJ... a) ...hop! b) ...stop! c) ...trop!

5. A NDODH QË PRINDËRVE, MIQVE DHE TË TJERËVE IU PREMTON DIÇKA QË NUK KE NDËRMEND TA REALIZOSH?

a) Po, shumë shpesh. b) Ndonjëherë. c) Kurrë!

6. CILA FORMË E PYETJES NË SHKOLLË TË PËRSHTATET MË SHUMË?

a) Provimi me shkrim. b) Të pyeturit me gojë. c) Të dy metodat njësoj.

7. ÇFARË QËNDRIMI MBAN NDAJ ASAJ QË LEXON NË GAZETA, DËGJON NË RADIO, APO SHEH NË TV?

a) Nuk besoj aspak. b) Kryesisht i besoj tërë asaj që dëgjoj dhe shoh. c) Vërtetësinë e lajmeve e vërtetoj te prindërit, apo te ndokush tjetër.

8. MËSIMI I VJERSHËS PËRMEND PËR TY ËSHTË...

a) Një torturë e vërtetë. b) Një kënaqësi e vërtetë. c) Paksa e mërzitshme, por një ushtrim i nevojshëm.

9. SA KOHË TË DUHET PËR PËRZGJEDHJEN DHE BLERJEN E PANTALLONAVE, FUSTANIT, APO KËPUCËVE TË REJA?

a) Dy-tri ditë, derisa të vizitoj të gjitha dyqanet nga 2-3 herë. b) Një pasdite, derisa nuk "shëtis" tërë qytetin. c) Një orë, apo ndoshta edhe më pak!

10. FSHEHURAZI, SHOKËT TË KANË SHTUAR DIÇKA DJEGËS NË PIJEN TËNDE. TANI ATA TË OFROJNË UJË, QË TË TË MOS DJEGË GJUHA. TI...

a) Pa pasur dyshime e merr pijen dhe, bie pre e shakasë së tyre. b) Do të kesh dyshime, prandaj më parë do ta shijosh pak pijen. c) Kurrë nuk pi asgjë që nuk e ke qitur vet në gotë.

11. DUKE U PËRGJIGJUR NË PYETJET E HISTORISË, KE THËNË NJË BUDALLALLËK TË PAPARË. TANI ARSIMTARI DHE TËRË KLASA SHKRIHEN SË QESHURI. SI NDIHESH TI?

a) Do të doje të hapej toka, e të të përpinte! b) Super, përfundimisht edhe ti je në qendër të vëmendjes! c) Edhe vet qeshesh në llogarinë tënde. Kjo mund t'i ndodhë gjithkujt.

12. DUKE PASTRUAR TAVANIN, KE GJETUR NJË LIBËR TË VJETËR RRETH NJË TEME QË TË INTERESON. TI...

a) E gjuan atë libër, si dhe të gjitha gjësendet e pavlefshme. b) Do ta lësh diku, sepse librat kurrë nuk i humbë. Ndoshta do t'i interesojë ndokujt. c) Me shpejtësi do ta dërgosh librin në dyqanin e antikiteteve, për të parë se a vlen ndoshta një thes me para!

13. GJATË GRINDJES, SHOKU TË KA THËNË "MAJMUN". SI REAGON TI?

a) Menjëherë përgjigjesh, duke i thënë "majmun", "kali", "elefant", apo diçka tjetër! b) Bëhesh kinse nuk ke dëgjuar, por mendon sesi do t'ia kthesh këtë më vonë! c) Nuk e bën të madhe këtë punë, sepse gjatë grindjes të gjithë ne shpesh themi gjëra që nuk i mendojmë në të vërtetë.

14. RRUMBULLAKO TË GJITHA FJALITË ME TË CILAT PAJTOHESH:

a) Që një njeri të jetë i mirë, mjafton që të mos i bëjë kujt keq.

b) Është budallallëk fakti që, në shkollë, na duhet t'i mësojmë edhe ato mësime të cilat kurrë nuk do të na duhen në jetë. c) Kur grinden shokët tu, më së miri është që të rrish anash, sepse kjo është punë për ta. d) Falja e namazit të xhumasë nuk është e obligueshme, nëse falemi çdo ditë.

e) Nuk ka rëndësi të kesh shokë të mirë në shkollë, sepse në shkollë, fundja, shkojmë për të mësuar. f) Me para mund të blesh gjithçka. g) Rrobat dhe këpucët që na bien të vogla duhet humbur, që të mos na zënë vend në ormanë. h) Nuk jemi të detyruar që shokëve t'ua huazojmë gjësendet tona, sepse këtë nuk e thotë as feja, e as shkenca. i) Notat në shkollë nuk kanë fare rëndësi, por vetëm dija.

j) Më me rëndësi është që në jetë të kesh shumë para, sesa shumë shokë. Deri në 16 pikë: "Atë që e keni në mendje, ua thotë gjuha". I tillë je ti! Flet pa menduar dy herë. Çdo herë bie viktimë e shakave të shokëve tu. Shpesh të ndodhë që të thuash budallallëqe të tilla, të cilat e bëjnë tërë klasën të qeshin si të marrë. Ti je - mendjelehtë, i ngutshëm! Beson çdo gjë që lexon në gazetë, apo sheh e dëgjon në mediat tjera. Kujdes që, për shkak të kësaj mendjelehtësie, të të mos shfrytëzojnë të tjerët, p.sh. duke të futur në botën e drogës, apo alkoolit. Nga 17 deri 25 pika: Je ngapak naiv, por kjo nuk është faji yt. Edhe pse mundohesh që të mos veprosh pa u menduar mirë, prapëseprapë nuk mendon aq sa ka nevojë. Më shpesh reagon me zemër, sesa me mendje. Por, mu kjo sjellje e sinqertë të bën shok të dashur për të tjerët, një shok me të cilin të tjerët ndonjëherë do të tallen pak, por që do ta duan me gjithë zemër. Nga 26 deri 35 pikë: Je gjithmonë i kujdesshëm, "esëll". Për çdo gjë mendon dy herë para se ta bësh, apo thuash. Por, nuk e tepron me këtë. Në një rreth të personave të njohur di të jesh i relaksuar dhe nuk e ke problem edhe nëse ndonjëherë ata tallen me ty, por ndaj njerëzve të panjohur mbanë qëndrim "të ftohtë" dhe nuk ju jep shumë "zemër". Për këtë shkak, mund të thuhet se je një shok shumë i mirë, një person te i cili mund të mbështeten të tjerët. 36 e më shumë pikë: Je i shtangët, nuk i beson askujt, mendon tepër para se të veprosh. Ke dyshime edhe te familjarët më të afërt. Je aq dyshues sa që edhe për blerjen e një jogurti, të nevojiten 20 minuta, derisa t'i shikosh të gjithë jogurtët, të lexosh të gjithë përbërësit e tyre, çmimet... E, çka mund të thuhet atëherë për vendimet më të rëndësishme gjatë jetës? Për këtë shkak, ky analizim i tepërt edhe pse mund të jetë i dobishëm për ty, në fakt të shkakton shumë probleme në jetë, sidomos në shoqëri, meqë i ngadalëson të gjithë rreth teje. P.sh., derisa ti të vendosësh a është më mirë të dilni në shëtitje, apo të shkoni në kinema, mund të kalojë tërë mbrëmja. Duhet të kesh më shumë besim te të afërmit. 

(Kosova Sot)