Receta e Cekës - Zog pule i mbushur me arra

  • 25 October 2017 - 20:54
Receta e Cekës - Zog pule i mbushur me arra

PËRBËRËSIT:

 1 zog pule,

2 vezë, miell,

 150 gr arra të bluara,

 kripë.

Zogu i pastruar pritet në katër pjesë dhe kriposet nga të gjitha anët. Përmillet, futet në vezë të tundura dhe kalohet nga të gjitha anët në arra të bluara. Në mjaft yndyrë, skuqet nga të dyja anët gjersa të zbutet mishi. Shërbehet me pomfrit, pilaf dhe sallatë të gjelbër

(Kosova Sot)