Reçeta e Cekës- Pite me mazë dhe petë shtëpie - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës- Pite me mazë dhe petë shtëpie

Reçeta e Cekës- Pite me mazë dhe petë shtëpie

PËRBËRËSIT:

1. 1/2 miell,

1 lugë kripë,

1/2 kg mazë,

2 dcl qumësht,

1 lugë gjalpë.

Nga mielli dhe kripa, zihet një brumë i butë. Ndahet në 20 kuleç (tepsia e madhe). Pasi të hollohen në madhësi pjate, veç e veç hollohen me tëhollës sa madhësia e tepsisë dhe piqen mbi shporet drunjsh, e nëse janë në madhësi tepsie, në shporet elektrik të shtruar me alufolie. Në tepsi të lyer me yndyrë, radhiten petët e pjekura duke i lyer me mazë të holluar me qumësht. Njëlloj veprohet gjer në sipërfaqe, e cila lyhet mirë me mazë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t’u pjekur. Nëse dëshirohet, mund t’i hidhet edhe mbushje e përgatitur në mes të petëve.

MBUSHJA: 2 vezë të tundura përzihen me ½ kg djathë dhe hidhet pasi të shtrohen gjysma e petëve, pastaj mbulohet me gjysmën e petëve të lyera me mazë.

(Kosova Sot)

6 orë e 17 minuta më parë
14/12/18