Reçeta e Cekës- Shampite - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës- Shampite

Reçeta e Cekës- Shampite

PËRBËRËSIT:

6 vezë, 8 lugë plus 100 gr. sheqer, 6 lugë miell, pak shurup reqeli. Të verdhat e vezëve tunden me 6 lugë sheqer, pastaj shtohet miell dhe përzihet me lugë. Masa hidhet në tepsi dhe piqet në furrë mesatare një kore e hollë. 100 gr. sheqer vlon me pak ujë. Veçan tunden të bardhat e vezëve me 12 lugë sheqer në një masë të dendur sikurse borë. Në këtë masë, gradualisht curil hidhet shurupi i trash nga skajet e enës, duke e tundur vazhdimisht gjersa masa të ftohet dhe të bëhet mjaft e dendur. Korja e ftohur e patishpanit lyhet me shurup reqeli, e pastaj me masën e bardhë. Pasi të rrafshohet mirë, pritet në katrorë. Mbi hidhet çokolatë e kaluar në rende ose kakao. 

(Kosova Sot)

20 orë e 31 minuta më parë
13/12/18