Reçeta e Cekës: Pjatë brumi - Reçeta - Kosova Sot
Reçeta e Cekës: Pjatë brumi

Reçeta e Cekës: Pjatë brumi

PËRBËRËSIT:

500 gr miell, 200 gr gjalpë, 1 vezë, afro 1. 5 dcl ujë, kripë.

Në masën e ujit shtohen gjalpi i shkrirë i ftohtë, veza e tundur, kripë dhe aq miell sa të gatuhet një brumë i butë. Pasi të ngjeshet mirë dhe të pushojë 10 minuta, prapë ngjeshet, mbulohet me plastmasë dhe vendoset për disa orë në vend të ftohtë. Mund të përgatiten edhe në çast. Të hollohet, shpohet në disa vende, pritet në formë të rrumbullakët dhe me këtë brumë mvishen pjatat e thella në formë gjysmë topi, të kthyera nga ana e kundërt dhe të lyera me yndyrë. Piqen në furrë me temperaturë të lartë, gjersa të fillojë një skuqje e lehtë. Në pjata brumi shërbehet ragu, gullash, djath, mazë, speca të fërguar etj. 

(Kosova Sot)

4 orë e 8 minuta më parë
22/11/18