Reçeta e Cekës- Sarma me yç të marinuar

  • 12 January 2018 - 13:25
Reçeta e Cekës- Sarma me yç të marinuar

PËRBËRËSIT:

1/2 kg mish të bluar, 1 filxhan kafeje oriz, 2 qepë mesatare, 100 gr gjalpë ose margarinë e zbutur, kripë, piper, specall, fletë dafine, 50 fletë hardhie .

Në masën e mishit të bluar shtohen qepët e grira në rende dhe të gjitha mëlmesat e tjera. Yçi përzihet mirë dhe mbulohet me kapak, futet në frigorifer për të qëndruar tërë natën. Fletët e njoma të hardhisë futen në ujë të valë të cilit i shtohen pak kripë dhe uthull. Yçit i shtohen margarina e zbutur, një vezë dhe një lugë ajkë.

Përzihet mirë dhe mbështillen sarmatë me fletë të kulluara mirë. Radhiten 2 radhë në tenxhere të shtruar me disa fletë hardhie dhe mbulohen në fund me fletë hardhie. Hidhen 2 filxhanë ujë, mbulohen me pjatë të vogël, pastaj me kapak dhe vihen në zjarr të ngadaltë, për t’u zier për 1. 1/2 orë. Shërbehen me kos të trashë ose kos delesh.

(Kosova Sot)