Reçeta e Cekës: MISH KECI NË TAVË

  • 01 February 2018 - 09:07
Reçeta e Cekës: MISH KECI NË TAVË

PËRBËRËSIT:

• 1 kg mish nga brinjët, • 4 qepë, • 2 karota, • 2 speca, • 2 domate, • 2-3 lugë pure domatesh, • 1 tubë majdanoz, • 2 dcl verë e bardhë, • fletë dafine, kripë, piper.

Pritet qepa dhe vihet të fërgohet në yndyrë. Hidhet pak kripë. Shtohen mishi Ii prerë në copa racioni, karota e prerë në rrathë, speci i pastruar nga farat dhe i prerë në copa. Domatet qërohen, priten në kubikë të vegjël dhe i shtohen masës së mishit. Shtohen edhe artikujt e tjerë, rregullohet me kripë e piper dhe, sapo të marrë një valë, masa derdhet në tavë. Hidhet verë dhe tava futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t'u pjekur për 1. 1/2 orë.

(Kosova Sot)