Receta e Cekes: BAMJE ME MISH QENGJI

  • 15 February 2018 - 09:12
Receta e Cekes: BAMJE ME MISH QENGJI

PËRBËRËSIT:
1 kg mish qengji,
1 kg bamje,
4 lugë vaj ulliri ose 2 lugë gjalpë,
2 qepë,
3 domate,
kripë, piper,
pak lëng limoni ose uthull,
majdanoz, fletë dafine.

Bamjet pastrohen, u pritet bishti në formë konike, spërkaten me lëng limoni, kripë dhe lihen sa të zbuten pak. Ndërkohë, fërgohen qepët e grira imët së bashku me mishin e copëtuar në copa madhësish të dëshiruara. Shtohet pak salcë domatesh ose një domate e qëruar dhe e prerë imët. Pasi të jenë fërguar të gjitha, u hidhet kripë, piper, fletë dafine dhe me kapak të mbyllur e në zjarr të ulët, mishi zihet ½ ore. Bamjet shpërlahen, kullohen mirë dhe fërgohen pak në yndyrë të nxehtë. Në enë qelqi, në të cilën do të shërbehet gjella, shtrohen domatet, të prera në feta, e rreth e përqark enës, rreshtohen bamjet me bisht anash e majat në mes, duke e spërkatur çdo rresht me piper dhe majdanoz të grirë hollë. Në mes të enës, në vendin e zbrazët pa bamje, hidhet mishi i përgatitur së bashku me qepët. Mbi të gjitha vehet një pjatë e cekët në mënyrë që ato të ruajnë formën gjatë zierjes dhe pastaj mbulohen me kapak. Gjella futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C dhe piqet gjersa të jetë zbutur mishi.

(Kosova Sot)