VEZË ME MAZË

  • 28 February 2018 - 14:43
VEZË ME MAZË

PËRBËRËSIT:
 10 vezë,
 5 lugë mazë,
 2 dcl ajkë,
 50 gr gjalpë,
 3 lugë galetë,
 1 lugë majdanoz të grimcuar. 

Vezët e ziera fortë priten për së gjati përgjysmë. U largohen të verdhat, të cilat shtypen, përzihen me mazë, majdanoz dhe mbushen të bardhat e vezëve me këtë masë. Në enë qelqi të rezistuar në zjarr, shkrihet gjalpi, radhiten vezët, u hidhet ajkë dhe spërkaten me galetë të fërguar. Futen në furrë të nxehtë me temperaturë 220 gradë C, për t’u pjekur 10 minuta. Mund të shërbehen si paragjellë e nxehtë ose e ftohur me kaçkavall, proshutë, qepë të reja dhe sallatë të gjelbër.

(Kosova Sot)