Receta e Cekes: SALCË DOMATESH
PËRBËRËSIT:
8 kg domate të shëndosha të pjekura,
1 kg qepë,
1 kg karota,
40 gr selino,
1 kokë hudhër,
1 gotë vaj ulliri,
kripë sipas shijes.
Perimet e lara dhe të fshira, priten trashë. Zihen 2-3 orë të mbuluara me kapak, në tenxhere me fund masivë, në zjarr të ulët duke I përzier kohë pas kohe. Pasi të ftohen pak, kalohen në sitë, shtohet kripa, vaji dhe prap vendosen në zjarrë për t’u zier edhe 1 orë. Kjo salcë mund të konzervohet. Salca e zier derdhet në kavanozë ose shishe të sterilizuara, mbyllen mirë kavanozët dhe vendosen në tenxhere me ujë, për t’u zier edhe 10 min. (Që të evitohet krisja e kavanozëve nga vlimi, në tenxhere shtrohet një pecetë). Në ujë lehen që të ftohen, pastaj fshihen dhe vendosen në vend të freskët larg dritës së diellit.
(Kosova Sot)