Receta e Cekes: SELINO E MBUSHUR

  • 05 March 2018 - 12:42
Receta e Cekes: SELINO E MBUSHUR

PËRBËRËSIT:

8 rrënjë selinoje me formë të rrumbullakët madhësie mesatare, 400 gr mish të bluar, 2 qepë, 2 thelpinj hudhre, 1 filxhan oriz gjysmë të zier, 1 vezë, gjalpë, 1 tubë majdanoz, kripë, piper.

Rrënjët e selinos qërohen, zihen në ujë të njelmët, kullohen dhe ftohen. Me lugë mpastrohet brendia e tyre. Në yndyrë fërgohen qepët, shtohen mishi, hudhra e shtypur dhe së bashku fërgohen 5 minuta. Pasi të largohen nga zjarri, shtohen morizi, veja e zier e grimcuar, kripë dhe piper. Me yçin e përgatitur mbushen selinot dhe palosen në enë të lyer me yndyrë. Gjalpi nxehet mirë dhe derdhet mmbi selinot. Shtohet pak ujë i nxehtë dhe futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur. Para se të përfundojë pjekja, mbulohen me majdanoz të grirë, futen prapë në furrë dhe vazhdon pjekja edhe 10 minuta. Në të njëjtën mënyrë bëhet mbushja e selinos së ndarë përgjysmë, por në atë rast përdoren 4 selino të një madhësie më të madhe. Pasi të zihen për 20 minuta në ujë me pak lëng limoni, ato kullohen , priten përgjysmë, u hiqet brendia dhe mbushen me yç të përgatitur si më lartë. Brendia e selinos përdoret si sallatë e rregulluar me 2 lugë ajkë, lëng limoni, kripë dhe vaj. Shtohet majdanoz i grirë hollë. 

(Kosova Sot)