Reçeta e Cekës: Krofne kaushi

  • 07 December 2018 - 08:47
Reçeta e Cekës: Krofne kaushi

PËRBËRËSIT:

• 3 dcl ujë,

• 3 dcl qumësht,

• 350 gr miell,

• 1 pluhur paste,

• 4 vezë,

• vaj për fërgim,

• sheqer pluhur,

• 1 sheqer vanilje.

Përzihen dhe vlohen uji dhe qumështi. Hidhen duke i përzier, mielli me pluhur paste dhe në majë thike kripë. Masa përzihet 2 min. me lugë druri, pastaj largohet nga zjarri dhe përzihet edhe më tej, në mënyrë që mos të mbesin kokla . Pasi të ftohet masa, shtohen vezët një nga një duke e tundur brumin me mikser gjersa të gatuhet brum i njëllojtë. Brumi kalohet nëpër kaush kremi ose tullumbash dhe drejtë përsë drejti hidhen krofnet në mjaft vaj të nxehur në temp. mesatare, duke i prerë me thikë (sikurse tullumbat). Pasi të skuqen nga të gjitha anët dhe të fryhen, largohen nga yndyra, për t’u fërguar të tjerat gjersa të hargjohet i tërë brumi. Mbi u hidhet sheqer pluhur i përzier me sheqer vanileje dhe shërbehen të nxehta. Krofnet sipas dëshirës mund të mbushen edhe me krem.

 

(Kosova Sot)