Reçeta e Cekës- Bukë me kokrra gruri

  • 09 December 2018 - 10:57
Reçeta e Cekës- Bukë me kokrra gruri

PËRBËRËSIT: 1 kg miell i grytë, 2 lugë kokrra gruri, 1 lugë tharm, 1/4 lit qumësht, 1/4 ujë, 1 lugë kripë, 4 lugë mjaltë, 3 lugë gjalpë, fara të zeza.

Tharmi përzihet me ujin e vakët, shtohen mjaltë, kripë, gjalpi i shkrirë dhe gatuhet me gjysmën e miellit. Përzihet me lugë, mbulohet ena dhe qëndron 30 minuta në temperaturë dhome. Shtohen mielli i mbetur, kokrrat e grurit dhe qumështi. Punohet brumi mirë dhe prapë mbulohet gjersa të vijë në masë të dyfishtë. Brumi ngjeshet edhe një herë, ndahet në dy pjesë, formohen dy bukë, vihen në tepsi të përmillur dhe të mbuluara me pecetë, vijnë edhe 20 minuta. Bukët lyhen, u hidhen fara dhe futen në furrë të nxehur me temperaturë 200 gradë Celsius për t’u pjekur për 50-60 minuta. 

 

(Kosova Sot)