Ëmbëlsirat e mbrëmjes së Vitit të Ri, ja disa ide

  • 09 December 2018 - 13:51
Ëmbëlsirat e mbrëmjes së Vitit të Ri, ja disa ide

Ëmbëlsirat janë një ndër pjesët më të bukura të festive. Të gjithë i harrojmë kaloritë e tyre dhe ju themi “Po” pa hezituar.


Si gjithmonë ëmbëlsirat tradicionale të mbrëmjes së Vitit të Ri janë bakllavaja dhe kadaifi. Të dyja konsiderohen si ëmbëlsira “të rënda” e shumë persona i konsumojnë vetëm në këtë periudhë të vitit. Por nëse këto dy ëmbëlsira nuk bëjnë pjesë tek shijet tuaja atëherë ja disa sugjerime se më cfarë mund t’i zëvendësoni.

Trelece
Një tavë e madhe treleceje do të ishte perfekte për të ëmbëlsuar mbrëmjen. Ajo konsiderohet si një ëmbëlsirë e lehtë, por sigurohuni t’i keni të gjitha ingredientët e duhur në shtëpi.

Tortë
Një gjë është e sigurtë: Torta gjithmonë konsumohet. Me shije të ndryshme, me peta apo me kek, shumë lehtë mund ta gatuani edhe në shtëpi.

Shëndetli
Ajo futet tek grupi i ëmbëlsirave të rënda e me shumë sherbet, duke u bërë kështu zëvendësueja perfekte e bakllavasë.

Kek
Nëse nuk doni të ngarkoheni me shumë kalori ju sugjerojmë të gatuani një kek të thjeshtë në shtëpi. Dicka e lehtë, por që do t’ju ëmbëlsojë patjetër.

 

(Kosova Sot)