Receta e Cekës: Sarma me fletë seklle

  • 14 December 2018 - 08:43
Receta e Cekës: Sarma me fletë seklle

PËRBËRËSIT:
20 fletë seklle për mbushje, 300 gr mish të bluar, 2
qepë, 150 gr oriz, 1 vezë, 2 lugë gjalpë, specall, kripë,
piper. Në masën e qepës së fërguar, shtohen specall,
mish, oriz i larë, kripë, piper dhe vezë e tundur. Kjo
masë përzihet mirë, kurse ndërkohë sekllat pastrohen
nga bishtat, lahen dhe përvëlohen me ujë të valë me 1
lugë uthull.
Mbulohen dhe ashtu qëndrojnë 10 minuta. Kullohen
dhe, pasi të ftohen, shtrihen në shuplakë të dorës,
vihet nga një lugë yç dhe sarmatë mbështillen në role ,
si çdo sarma tjetër. Radhiten në dy radhë, në tenxhere
të shtruar me disa fletë sekllash, ku dhe mbulohen me
to. U shtohet pak ujë dhe zihen në zjarr të lehtë ½ ore.
Pastaj sarmatë vihen në enë ku do të shërbehen dhe
futen në furrë që të piqen edhe 20 minuta. Sarmatë
shërbehen me kos të trashë ose ajkë.

(Kosova Sot)