Reçeta e Cekës: Krempite

  • 15 December 2018 - 08:31
Reçeta e Cekës: Krempite

PËRBËRËSIT PËR PATISHPANIN:

6 vezë, 6 lugë sheqer, 6 lugë miell, lëvore limoni e kaluar në rende.

KREMI:

1 lit qumësht, 1 lit ujë, 12 lugë sheqer, 2 qeska puding vanileje, 12 lugë niseshte, 2 qeska sheqer vanileje, 250 gr margarinë. Tunden vezët me sheqer gjersa të fryhen. Shtohen mielli dhe lëvorja e limonit duke e përzier me lugë. Derdhet në tepsi katrore 35x40 centimetra të lyer me yndyrë dhe të shtruar me letër. Piqet mnë furrë me temperaturë 200 gradë Celsius. Qumështi, sheqeri dhe 3 gota ujë vlohen. Ulet niseshtja dhe pudingu me një gotë ujë. Largohet masa e përzier e qumështit nga zjarri, hidhet niseshtja e ulur duke e përzier vazhdimisht. Ena kthehet në zjarr dhe, duke e përzier me lugë ose mikser, vlohet në zjarr të ulët gjersa të trashet. Kremit i shtohet sheqeri vanilje, mbulohet me pecetë të lagur në mënyrë që të mos krijojë kore. Margarina e zbutur tundet me mikser dhe shtohet në masën e kremit të vakët duke e tundur mirë edhe njëherë. Patishpani i ftohur pritet përgjysmë vertikalisht dhe spërkatet me qumësht. Masa e kremit të ftohur hidhet mbi patishpan, kurse me gjysmën tjetër të patishpanit mbulohet. Mbi hidhet sheqer pluhur. Pasi të ftohet mirë, pritet në katrorë.

 

(Kosova Sot)