Reçeta e Cekës: Sup krem me rrënjë selinoje

  • 18 December 2018 - 08:47
Reçeta e Cekës: Sup krem me rrënjë selinoje

PËRBËRËSIT: 1. 5 lit ujë, 1 rrënjë selinoje, 2 karota, 1 patate, 2 lule të ndara nga lulelakra, 1/2 tubë majdanoz, 2 lugë vaj, kripë, vegetë, piper. Pasi të jenë pastruar mirë perimet, ato lahen dhe priten në kubikë të vegjël. Hidhen në tenxhere me ujë të ftohtë dhe pasi të marrin valë, zihen ½ orë në zjarr të mesëm. Bluhen në blender elektrik ose kalohen në sitë, shtohet vaj, rregullohet me vegetë dhe kripë, vihet në zjarr sa të marrë edhe një valë dhe pasi të derdhet në supore i hidhet majdanoz i grirë hollë.

(Kosova Sot)