Receta e Cekëa: Speca turshi të mbushur me domate

  • 19 December 2018 - 08:41
Receta e Cekëa: Speca turshi të mbushur me domate

PËRBËRËSIT: • speca të shëndoshë dora e parë, • domate të pjekura të shëndosha, • hudher, • karota, • kripë. Specat e larë dhe të fshirë, pastrohen nga farat. Domatet priten në copa të vogla, karotat në rrathë thelpinjtë e hudhrës në dy-tri pjesë. Specave u hidhet brenda nga një lugë çaji kripë, pastaj shkundet kripa. Kriposen perimet, mbushen specat dhe palosen në kavanozë, ose kovë plastike. Mbyllen përkohësisht, pasiqë specat bien. Shtohen të tjerë duke i shtypur lehtë. Konzervohen me lëngun të cilin e lëshojnë. Kjo turshi e mirë, mund të përdoret disa ditë pas konzervimit.

(Kosova Sot)