Receta e Cekës: Roladë- sy mace

  • 06 January 2019 - 20:42
Receta e Cekës: Roladë- sy mace

PËRBËRËSIT:

12 vezë, 12 lugë sheqer, 12 lugë miell, 2 lugë kakao, 1 lëvore limoni në rende, 1 sheqer vanile. KREMI: 1 lit. qumësht, 10 lugë sheqer, 8 lugë niseshte, 1 margarinë, 2 vezë, 1 lëvore portokalli ose limoni në rende, 1 sheqer vanile, 2 lugë kakao dhe 2 bri çokollatë të shkrirë, 4 banane. 6 të bardhat.

 6 të bardhat e vezëve tunden me 6 lugë sheqer, i shtohen 6 të verdhat edhe më tej tunden , kurse me lugë shtohet dhe përzihet mielli me lëvore limoni. Masa e tundur hidhet në tepsi katrore të shtruar me letër pergamenti ose letër të lyer me yndyrë. Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C.

Përmbyset në pecetë të lagur dhe sa është korja e nxehtë, largohet letra. Edhe patishpani i dytë përgatitet njëlloj, por këtij i shtohen dy lugë kakao dhe një sheqer vanileje. 1 lit. qumësht pa 2, 5 dcl , vlon me 10 lugë sheqer. Në 2, 5 dcl qumësht të ftohtë, ulet niseshtja dhe i shtohet qumështit të vluar duke e përzier vazhdimisht me mikser gjersa të trashet.

Largohet nga zjarri për t’u ftohur e mbuluar me pecetë të lagur. Veçan tundet margarina e zbutur. i shtohen dy vezë të tundura, lëvorja e portokallit, sheqeri vanil dhe bashkohet me kremin e ftohur. Tunden së bashku gjersa të fitohet një krem i lëmuar. Kremi ndahet në dy pjesë, (më tepër krem i bardhë). Njërës pjesë i shtohet kakaoja, kthehet në pllakë shporeti që të vlojë edhe pak sa të shkrihet kakaoja. Patishpani i bardhë pritet vertikalisht në dy pjesë për së gjëri, lyhen me krem të zi, vehen nga dy banane në çdo njërën kore dhe mbështillen në roladë. Këto vendosen në skajet e patishpanit të zi, të lyer me krem të bardhë. Mbështillen me kujdes nga të dy anët dhe në mes bashkohen. Rolada kthehet në anën e kundërt dhe lyhet me krem të bardhë sipër dhe anash. Zbukurohet sipas shijës.

(Kosova Sot)