Reçeta e Cekes:Paçë me petë

  • 22 January 2019 - 11:00
Reçeta e Cekes:Paçë me petë

PËRBËRËSIT:

2 të verdha veze, 1 filxhan kafeje vaj, 1 filxh. k. qumësht, në majë të gishtërinjëve kripë, 1/2 lugë e v. sodë buke, afro 250gr miell, 150 gr niseshte, 100 gr gjalpë.

Tunden vezët. Shtohen përbërësit përpos niseshtes dhe përzihen mirë. Brumi ngjeshet, pastaj ndahet në kuleq të vegjël. Mbulohen me plastmasë ½ orë. Kuleqet hapen në madhësi pjate mtë vogël duke i përmillur me niseshte dhe vendosen njëri mbi tjetrin nga 5 sosh. Duke i përmillur mme niseshte, nga 5 petë rriten dhe hollohen. Sa më hollë të hapen, aq më mirë është. mVendosen petët e rritura në tepsi të lyer me yndyrë, duke i pikuar me yndyrë. Piqet në furrë me temp. 160 gradë C, gjersa të prarohen petët në brendi dhe sipërfaqe. Pasi të ftohet, përvëlohet me supë të kthjellët pule ose viçi. 2 vezë tunden me 2 filxhanë k. kos dhe 2 lugë miell. Masa derdhet gradualisht në supë të vakët. Ena vendoset në zjarr të ulët, përzihet vazhdimisht gjersa të trashet. Paça e zier hidhet mbi sipërfaqe të petëve të përvëluara dhe rrafshohet, ose petët priten në katrorë dhe me lugë paça vendoset mbi çdo katrorë. Mishi i zier i bardhë i pulës ose i viçit, i ndarë në fije, vendoset mbi paçë. 50 gr gjalpë nxehet, hidhet pak specall dhe me këtë yndyrë sperkatet mishi. Paça futet në furrë të nxehtë me temp. 200 gradë C për 10 min. Shërbehet e nxehtë.

(Kosova Sot)