Receta e Cekës: Supë me brumça mëlçie

  • 22 January 2019 - 08:24
Receta e Cekës: Supë me brumça mëlçie

PËRBËRËSIT:
• 150 gr mëlçi të bluara,
• 50 gr gjalpë,
• 1 kokë qepë e kaluar në rende,
• 1/2 tubë majdanoz,
• 1 lugë e vogël rigon,
• 75 gr galetë,
• 1 vezë, kripë, piper, moskat,
• 1. 5 lit supë mishi ose katrorke.
Fërgohet qepa gjersa të zverdhet. Shtohen rigon,
majdanoz, përzihet dhe largohet nga zjarri. Bëhet
përzierja e mëlçisë me galetë, vezë, kripë, piper e
moskat dhe përzihet me qepë. Me dy lugë të
vogla formohen brumçat. Më parë hidhet vetëm
një në supë të valë. Nëse janë shumë të buta, i
shtohet një lugë ermik, kurse nëse janë të forta,
edhe pak galetë. Brumçat qëndrojnë në supë të
valë 10 minuta pa vluar. Mbi i hidhet majdanoz
i grirë hollë

(Kosova Sot)