Receta e Cekës- Kek me glazurë çokollate

  • 13 February 2019 - 18:19
Receta e Cekës- Kek me glazurë çokollate

PËRBËRËSIT: 250 gr margarinë ose gjalpë, 200 gr sheqer, 4 vezë, 1 sheqer vanileje, 500 gr miell, 1 pluhur paste, 200 gr qumësht, 1 lëvore limoni në rende, 100 gr arra të grimcuara, 100 gr rrush të tharë, 100 gr çokollatë, 3 lugë vaj.

Margarina e zbutur tundet me sheqer gjersa të bëhet sikurse shkumë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur me mikser vazhdimisht. Kësaj mase i shtohen sheqeri vanilje dhe lëvorja e limonit e kaluar në rende, qumështi dhe mielli. Të bardhat e vezëve tunden në shkumë të dendur dhe bashkohen me masën e tundur. Që të mos tretet shkuma, këto përzihen me lugë. Shtohen dhe përzihen edhe arrat e grimcuara dhe rrushi i tharë. Brumi hidhet në enë kuglofi të lyer me yndyrë. Piqet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë Celsius për afro 50 minuta. Lyhet me glazurë çokollate. Glazura përgatitet me 100 gr çokollatë të copëtuar e cila shkrihet me 3 lugë vaj. Lyhet shpejt, sa është çokollata e nxehtë. Vendoset për një kohë në vend të ftohtë dhe shërbehet me kafe ose çaj. Në vend të glazurës, ëmbëlsirës mund t`i hidhet sheqer pluhur. 

(Kosova Sot)