Receta e Cekës: Omëletë me këpurdha

  • 20 February 2019 - 08:23
Receta e Cekës: Omëletë me këpurdha

PËRBËRËSIT PËR DY PJATA:
• 200 gr kërpudha,
• 1 qepë,
• 2 thelpinj hudhre,
• 20 gr dhjamë të tymosur,
• 1 lugë mëlmesa të thara,
• 1 lugë miell,
• 4 -5 vezë,
• 6 lugë qumësht,
• kripë, piper, arrë moskati, gjalpë ose vaj për fërgim.
Kërpudhat pastrohen, lahen, kullohen dhe priten
hollë. Qepa grihet imët. Në tigan tefloni hidhen
yndyrë dhe dhjami i prerë në katrorë të vegjël. Sa të
shkrihet pak, hidhen qepët e hudhrat që të fërgohen
dhe sa të marrin ngjyrë të verdhë, shtohen kërpudhat
që të fërgohen edhe ato pak së bashku me qepët. U
hidhen kripë dhe piper. Ndërkohë, vezët tunden me
miell dhe qumësht. Hidhen kripë, piper, arrë moskati.
Kjo masë hidhet mbi kërpudhat e fërguara të nxehta.
Sa të mpikset omëleta, e të mbetet e butë, vihet në
pjatë të nxehtë. Shërbehet me sallatë të gjelbër, tranguj
dhe domate të prera në rriska. Mbi mund t'i hidhen
kopër dhe qepë të reja të prera imët

(Kosova Sot)