Receta e Cekës: Patë e mbushur me pemë të thara

  • 21 February 2019 - 08:16
Receta e Cekës: Patë e mbushur me pemë të thara

PËRBËRËSIT:
1 patë e pastruar
nga kocinjtë,
kripë,
piper,
rozmarinë.
Pata e pastruar nga kocinjtë, kriposet, piperoset dhe
brenda e jashtë hidhet ruzmarinë.
Mbushja: Në 15 gr. gjalpë të nxehtë fërgohet ½ qepë e
prerë hollë. Pasi të zbutet qepa, shtohen
50 gr. kumbulla të thara të prera në pjesë të vogla, 50
gr. kajsi të thara të prera, 25 gr. rrush të
tharë, 1 mollë e kaluar në rende, 50 gr. troha-galetë,
25 gr. bajame ose lajthi të bluara, lëvore
limoni e kaluar në rende, disa fletë naneje të grimcuara, fletë majdanozi të grira hollë, 1 vezë,
kripë dhe piper. Të gjithë këta përbërës përzihen mirë
dhe mbushet pata, pula ose mishi i përgaditur
për mbushje.
Pata vendoset në tavë të lyer me yndyrë, mbulohet me
alufolie dhe futet në furrë të nxehtë me
temp. 250 gradë C, pas 30 min. ulet temp. në 200
gradë C, për t’u pjekur për afro 11/2 orë.
Shërbehet me mbushjen dhe sallatë. Nëse shërbehet si
paragjellë, pata pritet pasi të ftohet.
Rradhitet në pjatë ovale, zbukurohet me majdanoz
dhe domate në formë luleje.

(Kosova Sot)